Pamje të trishta nga spitali i Kavajës, shokët e Dwamena në lot, flet mjeku

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 18:53 | Futboll

Pamje të trishta janë parë në spitalin e Kavajës, ku mbërriti trupi i pajetë i futbollistit të Egnatias, Rafael Dwamena.

Shokët e skuadrës kanë shpërthyer në lot kur mësuan lajmin e kobshëm se Dwamena nuk ja doli.

Në një prononcim për mediat, mjeku i spitalit të Kavajës, Riza Lala, tregoi se futbollisti mbërriti pa shenja jete. Atij iu krye i gjithë protokolli mjekësor, i parashikuar për të tilla raste, por nuk ia doli.

Lala insiston se Dwamena u transportua në kohë rekord nga ambulanca pasi u rrëzua në fushën e lojë.

“Pacienti humbi jetën rrugës për në spital. Nuk kishte parametra jetësore. Nuk kishte aktivitet kardiak. Kishim marrë të gjitha masat, ishim në këmbë pasi u njoftuam. Nuk kishte më shpresa. Ambulanca i kishte mjetet e duhura. I bëmë reaniminim dhe respektuam të gjithë protokollin. Nuk e dimë shkakun e vdekje. Ai na thanë që ra në fushë, fjalën e fundit e thotë mjekësia ligjore. Për mendimin tim i është dhënë ndihma e duhur që në moment. Në një kohë rekord mbërriti në spital”, u shpreh mjeku i urgjencës.

28-vjeçari nga Gana ishte diagnostikuar me probleme në zemër në vitin 2021 dhe mjekët e kishin këshilluar që të mos luante më futboll. Megjithatë, sezonin e kaluar, ai u bë pjesë e Egnatias së Rrogozhinës, ku ishte një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar.

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë