Real heq dorë nga Mbappé, pagë tejet e lartë dhe rrezikon ekuilibrat brenda ekipit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 16:43 | Futboll

Real heq dorë nga Mbappé, pagë tejet e lartë dhe rrezikon
Një dashuri platonike që nuk arriti kurrë të konkretizohet. Marrëdhënia ndërmjet Realit të Madridit dhe Kylian Mbappé rrezikon të përfundojë ende pa nisur. Ylli francez po priste vetëm mbylljen e kontratës me Paris Saint Germain për tu transferuar në “Bernabeu”.

Kur çdo gjë dukej gati për zbarkimin në kryeqytetin spanjoll, klubi i drejtuar nga Florentino Perez duket se ka ndryshuar mendim. Emitenti televiziv, “Cadena SER”, zbuloi arsyet përse në Madrid janë tërhequr.

Çështja kryesore lidhet me pagën që Mbappe pretendon. Bëhet fjalë për 20 milionë euro në sezon, teksa në marrëveshje synohet integrimi i një pike që parashikon edhe përcaktimin e një shpërblimi të lart.

Duke patur parasysh që Jude Bellingham, i blerë për 100 milionë euro, paguhet 9 milionë euro në sezon, duket e pamundur që te Reali të pranojnë pretendimet financiare të Mbappe.

Arsyeja e dytë janë politikat e klubit në merkato, që po përqendrohet te lojtarët e rinj. Nga Vinicius Junior te Rodrygo, për të vijuar me Eduardo Camavinga, Federico Valverde dhe Endrick. Në moshën 25-vjeçare, tashmë Mbappè mund të cilësohet jashtë këtij grupi.

Pika e tretë, po kaq e rëndësishme lidhet me frikën se afrimi i sulmuesit të PSG rrezikon të prishë ekuilibrat brenda skuadrës, ashtu si ka ndodhur në Paris me debatet e shumta rreth rinovimit të kontratës. Këto arsye e bëjnë Mbappè të padëshiruar në Madrid.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni