Inter, mesazh ngushëllimi për vdekjen e Dwamena

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2023, 22:05 | Futboll

Inter, mesazh ngushëllimi për vdekjen e Dwamena

Dhjetëra ekipe vendase dhe të huaja kanë shprehu ngushëllimet e tyre për ngjarjen e rëndë që u regjistrua këtë të shtunë në futbollin shqiptar, ku futbollisti i Egnatias, Raphael Dwamena humbi jetën në fushën e lojës për shkak të një problemi kardiak.

Mes këtyre mesazheve bie në sy dhe ai i klubit të Interit në Itali, i cili iu shpreh ngushëllimet familjarëve të futbollistit dhe ekipit rrogozhinas.

“Ekipi i Interit kërkon të shprehë ngushëllimet për vdekjen e Raphael Dwamena dhe ndodhet pranë familjarëve të tij dhe KF Egnatia në këto momente të vështira”, shkruhet në llogarinë e zikaltërve në rrjetet sociale.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024