Barcelona mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pas suksesit me përmbysje 2-1 ndaj Alaves.
Miqtë kaluan në avantazh vetëm pas 18 sekondash lojë, me anë të Samu Omordion. Sulmuesi i Alaves humbi edhe dy mundësi të pastra shënimi në pjesën e parë, duke falur Barçën.
Në pjesën e dytë, Barcelona ishte më kërkuese dhe arriti të barazonte shifrat me anë të Lewandowskit, i cili dërgoi në rrjetë një krosim nga Kounde.
Në minutën e 76′, Ferran Torres fitoi një 11-metërsh, që e shndërroi në gol sërish sulmuesi polak, i cili kishte që nga muaji shtator që nuk shënonte.
Me këtë fitore, katalanasit e shohin veten -4 nga kryesuesit e Girona dhe -2 nga Reali i vendit të dytë.
(A2 Televizion)