Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 68%
  • Jo 27%
  • Nuk e di 5%

“Ishte si stallë derrash”, sulmuesi i Izraelit kritikon kushtet e fushës pas disfatës me Kosovën

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 12:49 | Futboll
“Ishte si stallë derrash”, sulmuesi i Izraelit kritikon kushtet
Kapiteni i kombëtares së Izraelit, Eran Zahavi

Izraeli u mposht në sfidën e prapambetur me Kosovën në Prishtinë me rezultatin 1-0, por sulmuesi i miqve nuk i kurseu kritikat për gjendjen e fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.

Eran Zahavi e krahasoi atë me një stallë derrash dhe se gjithashtu skuadra e tij tashmë është e përqendruar te sfidat e radhës.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli. E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte. Do të japim çdo gjë në ndeshjet me Zvicrën dhe Rumaninë. Gjasat nuk kanë ndryshuar aq shumë. Por natyrisht do të ishte më mirë sikur të fitonim”, ka thënë Zahavi pas ndeshjes.

Ditari A2 CNN