Prindërit e braktisën dhe nxirrte bukën e gojës duke shitur, fëmijëria e vështirë e Dwamena

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 16:49 | Futboll

Prindërit e braktisën dhe nxirrte bukën e gojës duke shitur,

Raphael Dwamena, kapiteni i Egnatias, ndërroi jetë ditën e shtunë, pasi pësoi atak kardiak gjatë ndeshjes ndaj Partizanit.

Futbollisti nga Gana, i cili vuante nga zemra dhe për këtë arsye nuk kishte mundur të vijonte karrierën në elitën e futbollit spanjoll, ka pasur edhe një fëmijëri shumë të vështirë. Në një intervistë për zvicerianen “NZZ”, një vit më parë, Dëamena rrëfente jetën e tij, e cila ka pasur shumë dramë brenda.

Raphael u rrit nga gjyshja e tij, pasi prindërit e braktisën që pas lindjes. Ai u ritakua me prindërit vetëm pasi u bë futbollist i famshëm në Ganë. Një nga pyetjet që i bëri nëna ishte se sa vjeç ishte, pasi nuk e mbante mend se kur e kishte lindur. Ndërkohë, Dwamena nuk e pyeti kurrë nënën e tij se pse e la me gjyshen, pasi nuk donte të dukej mosmirënjohës ndaj gjyshes, e cila për të nxjerrë të ardhura, detyrohej ta linte Raphaelin e vogël që të shiste akulloret e bëra vetë.

Talenti i Dwamena u zbulua në rrugë, aty ku ai luante futboll me fëmijët e tjerë fshehurazi gjyshes. Kontrata e parë e Dwamena ishte me akademinë lokale të Red Bull, për 100 euro në muaj. Pas tre vitesh në akademi, Red Bull e dërgoi të riun e talentuar në Austri, në akademinë e Salzburgut. Ai luajti me ekipin U-18, ndërsa më pas u mor nga skuadra kryesore dhe aty nisi historia e tij në futbollin profesionist, për të përfunduar tragjikisht, të shtunën e 11 nëntorit 2023, në stadiumin e Rrogozhinës.

 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani