Sondazh: Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
  • Famije 76%
  • Restorant/bare 7%
  • Jashtë vendit 17%

Kardiologu i Dwamena në Spanjë: Vdiq si pasojë e një vendimi personal

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2023, 19:05 | Futboll

Kardiologu i Dwamena në Spanjë: Vdiq si pasojë e një vendimi

Vdekja e Raphael Dwamena ka bërë bujë në mediat sportive ditët e fundit. Sulmuesi i Egnatias humbi ndjenjat në ndeshjen ndaj Partizanit dhe humbi jetën pas atakut kardiak.

Futbollisti ganez, i cili ka luajtur edhe me Zaragoza dhe Levante në Spanjë, me vullnetin e tij të lirë vendosi të hiqte defibrilatorin që i ishte futur në kraharor pasi pësoi episode të ngjashme. Kardiologu i tij në ekipin Real Zaragoza, Dr. Antonio Asso, foli për lojtarin e ndjerë në një letër të botuar në “Heraldo de Aragón”.

Asso ishte një nga personat që mendonte se Dwamena duhej të tërhiqej nga futbolli: “Ne arritëm ta bindim atë për nevojën urgjente për të vendosur një defibrilator, për të garantuar të paktën jetën e tij, në të njëjtën kohë që këshilluam të mos praktikonte sporte profesionale. Ai na e dëgjoi fjalën dhe pasi vendosi defibrilatorin u largua nga Spanja. Ndonjëherë më kërkonte këshilla specifike, të cilave unë i përgjigjesha me kënaqësi”.

Megjithatë, Asso ishte i vetëdijshëm se Dwamena nuk po i dëgjonte sugjerimet e tij: “Pas disa kohësh e humba shpresën për të ndikuar tek vendimet e tij mbi çështjen e shëndetit”.

Defibrilatori ishte përgjegjës për shpëtimin e jetës së lojtarit të Egnatias në një rast, por vendimi për ta hequr atë i dha fund jetës së tij. “Dwamena vdiq si rezultat i një vendimi personal që duhet të respektohet, por nëse defibrilatori nuk do t'i ishte hequr, ai do të ishte ende gjallë sot", tha Antonio Asso.

Ditari A2 CNN