Eksperti i arbitrimit tregon pse u anulua goli i Venezias ndaj Interit në sekondat e fundit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 10:01 | Futboll

Goli i anuluar i Venezias në “Giuseppe Meazza” përballë Interit, në sekondat e fundit të sfidës, ka ndezur polemika në Itali, por eksperti italian i referimit Luca Marella ka shpjeguar pse gjyqtarja e takimit as nuk shkoi te monitori i VAR për të parë sërish aksionin e shënimit.

Maria Caputi e anuloi menjëherë golin dhe Interi triumfoi pasi po udhëhiqte sfidën me rezultatin 1-0 falë golit me kokë të shënuar nga Lautaro Martinez.

Në rastin e golit të anuluar, Sverko dhe Bisseck u përfshin në një duel pas krosimit të Ridgeciano Haps, me të parin që u shkëput në ajër për ta çuar topin në rrjetën e Yan Sommer.

Goli u anulua nga VAR-i pasi u konstatua se topi kishte prekur krahun e Sverkos, i cili ishte në fakt i pozicionuar në qafën e Bisseck.

Marella ka shpjeguar se ky gol është anuluar direkt nga VAR-i pa pasur nevojë që gjyqtarja Caputi të shkojë ta shoh vet rastin, sepse një prekje e tillë e topit me dorë që çon direkt tek goli ndëshkohet automatikisht, pa marrë parasysh nëse ishte e qëllimshme ose jo.

Pasi pamjet kishin konfirmuar një prekje të topit me dorë, VAR-i e pati të drejtën e plotë që ta anulojë golin sipas ekspertit.

Gjithashtu pretendohet se Sverko ka shkaktuar faull paraprakisht ndaj Bisseck duke kërcyer me të dyja duart në shpinën e tij, por prekja e topit me dorë ishte e mjaftueshme për ta anuluar golin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos