Liga e Konferencës përherë ka dhuruar skena epike, por jo aq sa ajo çka kamerat fiksuan mbrëmjen e sotme përpara startit të ndeshjes së Olimpia Ljubljanës me Lille.
Para se dy skuadrat të zbrisnin në fushë në orën 19:45 në kuadër të ndeshjes së 5-të të Grupit A të Ligës së Konferencës, reshjet e dendura të shiut në kryeqytetin slloven bënë që gjendja e terrenit të rëndohej ndjeshëm.
???? Alors que Ljubljana-LOSC est menacé, les Slovènes tentent de sécher la pelouse avec... des serviettes de bain ► https://t.co/UsKqb2H13h pic.twitter.com/5wSkmk8X2Y
— RMC Sport (@RMCsport) November 30, 2023
Si pasojë e prezencës së lartë të ujit në fushën e stadiumit “Stozice”, sllovenët janë përpjekur të bëjnë çmos për të përmirësuar kushtet e terrenit, ndaj punonjësit e stadiumit përdorën edhe peshqirët e banjës për të “tharë” fushën. (A2 Televizion)