Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Conference League, Ballkani luan në Tiranë për ëndrrën europiane

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 10:26 | Futboll

Conference League, Ballkani luan në Tiranë për ëndrrën

Nga Tirana për të ëndërruar vazhdimësinë në Europë. Ballkani i Ilir Dajës luan mbrëmjen e sotme në Arenën Kombëtare ndeshjen e xhiros së pestë të grupeve të Conference League, përballë Viktoria Plzeň.

Çekët kanë siguruar vendin e parë dhe kalimin në Grupin C. Nga ky fakt shpresojnë të përfitojnë kampionët e Kosovës për të vijuar rrugëtimin në arenën e futbollit të madh europian. 

“Rikthehemi në stadiumin emblemë të shqiptarëve. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin ikonë. Kemi mungesa, por jemi të motivuar pavarësisht se është një ndeshje e vështirë, pasi kemi përballë kryesuesen e grupit që ka 4 fitore”, tha Daja.

Me një fitore, Ballkani do të mbetej në garë për të kualifikuar nga faza play-off, në turin tjetër të Conference League.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani