Për Kristjan Asllanin ka ardhur momenti që të shkëlqejë edhe te Interi, pas performancës së shkëlqyer si titullar në kombëtaren kuqezi, nën drejtimin e Sylvinho-s.
Ashtu siç pritej, trajneri Inzaghi ka zgjedhur ta aktivizojë mesfushorin elbasanas si titullar, në sfidën që zikaltërit do të luajnë mbrëmjen e sotme kundër Benficas.
Asllanit i besohen kështu çelësat e mesfushës si zëvendësuesi ideal i turkut Çalanoglu në ndeshjen e vlefshme për raundin e 5 në grupet e Champions League, që starton nga ora 21:00 në “Estadio da Luz”. (A2 Televizion)