Chelsea kërkon Osimhen, por Broja qëndron në Londër

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 12:29 | Futboll

Chelsea kërkon Osimhen, por Broja qëndron në Londër

Armando Broja do të qëndrojë te Chelsea. Pavarsisht interesimit të londinezëve për Viktor Osimhen, drejtuesit e klubit kanë vendosur ta mbajnë 22 vjecçarin si pjesë të ekipit.

Kohët e fundit kishin qarkulluar shumë lajme lidhur më të ardhmen e tij në Londër, por Chelsea i ka mbyllur dyert çdo klubi duke thënë se Broja është një vlerë e shtuar e skuadrës. Interes për talentin kuqezi kishte shfaqur Fullhem, që prej kohësh po kërkonte zëvendësuesin e Aleksandar Mitrovic, madje drejtesit e klubit ishin gati për ta zyrtarizuar që  në janar sulmuesin por duket se nuk ka rezultuar kaq e lehtë.

Londinezët kanë ndryshuar mendje dhe tani e ardhmja e Brojës është e sigurt, do të qëndrojë në Londër. Kështu shprehen të paktën mediat britanike.

Armando Broja la pas një dëmtim në gjurin e djathtë që e mbajti larg fushës për afro një vit. Megjithatë sulmuesi u rikthyer si protagonistë me blutë e Londrës në superndeshjen nga Manchester City  ku sapo hyri,  fitoi një 11 metërsh dhe i dhuroi 1 pikë me vlerë e ekipit të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos