Rei Manaj është rikthyer në formën e tij më të mirë. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në Turqi, ku teksa shënoi dy gola të tjerë me ekipin e tij Sivaspor. Në duelin përballë Trabzonsporit, Manaj gjeti rrjetën në minutën e 20 të takimit, kur goditi bukur me kokë dhe dërgoi topin pas shpinës së portierit.
Klasi i lojtarit nuk u ndal me kaq. Në pjesën e dytë, Manaj realizoi nga distanca një gol spektakolar, ndërsa 90 minuta u mbyllën me rezultatin e barabartë 3-3.
Një pikë që e mban skuadrën e Manajn në mesin e tabelës me 15 pikë pas 13 javësh (A2 Televizion)