Shqipëria në vazon e dytë si kokë e Grupit E dhe Serbia në vazon e katërt, mund të vihen përballë njëra tjetrës në fazën finale të Europianit 2024, që do të luhet në verë në Gjermani.
Teksa sytë e të gjithëve janë nga shorti i 2 janarit dhe disa nga djemtë kuqezi kanë shprehur dëshirën për të patur në grup Serbinë, në Beograd duket se nuk e presin me aq entuziazëm një grup me Shqipërinë.
I pari që ka shprehur “frikën” është presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Dzajiç.
Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka deklaruar se në Europian nuk ka kundërshtar të dobët dhe shorti mund të rezervojë surpriza.
Dzajiç nuk ka dashur të tregojë se kë dëshiron për rival, por e ka lënë të nënkuptuar se kë nuk do të donte, duke iu referuar Shqipërisë.
“Cilido që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm të mos e kemi Gjermaninë, Spanjën apo Francën. Janë të vështirë, gjithashtu edhe Rumania. Zoti na ruajt nëse bie Shqipëria. Të gjitha mund të na shkaktojnë probleme”, është shprehur ai. (A2 Televizion)