Gol "dhelpre", David Luiz "gënjen" kundërshtarët dhe shënon nga goditja e dënimit

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2024, 13:30 | Futboll

Gol "dhelpre", David Luiz "gënjen"

David Luiz ka realizuar një gol të çuditshëm me fanellën e Flamengos, në duelin ndaj Cruzerios, të vlefshëm për kampionatin brazilian.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0 dhe ishte pikërisht goli i veteranit ai që vendosi gjithçka, shkruan A2 CNN. 

Ish-mbrojtësi i Chelsea hutoi "murin" e kundërshtarëve dhe goditi shpejt për të befasuar edhe portierin, duke dërguar topin në rrjetë. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos