Një shqiptar sfidon Çelsin. Mbrëmjen e sotme në Conference League, Erald Çinari do të luajë një prej atyre ndeshjeve që të gjithë futbollistët i ëndërrojnë.
Me skuadrën e tij, Noah nga Armenia, sulmuesi do të luajë në “Stemford Brixh” përballë Çelsit.
Takimi i orës 21:00, përballë bluve të Londrës dhe në një prej stadiumeve më të rëndësishëm në Europë është realizimi i një ëndrre, por niveli i vështirësisë mbetet tejet i lart. Mes skuadrave të tjera në fushë zbret edhe Fiorentina, që luan në transfertën me qipriotët e APOEL. (A2 Televizion)