Me titullin kampion në xhep dhe i përqendruar në finalen e Champions, Reali i Madridit nuk fiton në kampionat.
Në javën e parafundit të La Liga-s, madrilenëve nuk u mjaftoi avantazhi i tre golave, sepse Villareali mbeti në lojë dhe në fund sfida u mbyll në barazim 4-4.
Barcelona fitoi 3 me 0 kundër Rajo Vallecanos së Ivan Balliut, teksa sukses regjistroi edhe Girona, me shifrat 3-1 në fushën e Valencias.
Atletico Madrid u turpërua me rezultatin 4-1 në shtëpi nga Osasuna, me “Kolconeros” që e kanë siguruar pjesëmarrjen në Champions, por e mbyllën kampionatin në vendin e katërt. (A2 Televizion)