Java e 11-të e Kategorisë Superiore është mbyllur me dy barazime. Dinamo evitoi humbjen përballë Bylisit, me sfidën që përfundoi me shifrat 1-1.
Mallakastriotët dominuan lojën dhe shënuan të parët me Malomo në të 52-ën. Ekipi i Nevil Dedes nuk arriti të konkretizonte rastet e shumta të krijuara në portën kundërshtare dhe nga kjo përfitoi Dinamo, që barazoi shifrat me Mandelan në minutën e 68-të.
Pa gola përfundoi sfida në Durrës ndërmjet Teutës dhe Elbasanit pretendent. Skuadrat nuk shfrytëzuan mundësitë që kishin, ndërsa djemtë e detit ishin me fat në shtesë, kur Ze Gomesh shpërdoroi golin e fitores.
Me këto rezultate, Dinamo mbetet në vendin e tretë dhe Elbasani në të katërtin. Bylisi qëndron në fundin e renditjes, por ngushtoi diferencën me rivalët. (A2 Televizion)