Medon Berisha "shkarkon" trajnerin që u shpall kampion me Milanin

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2025, 11:59 | Futboll

Medon Berisha "shkarkon" trajnerin që u shpall kampion me Milanin

Medon Berisha, i cili me golin e tij në fundjavë i dha fitoren 1-0 Lecces ndaj Fiorentinës, ka shkaktuar "tërmet" të vërtetë në Firence.

Drejtuesit e klubit vjollcë, menjëherë pas humbjes që i shkaktoi mesfushori i Kombëtares, vendosën që Stefano Pioli të mos jetë më trajner i ekipit, shkruan A2.

Ish-trajneri i Milanit, i cili fitoi edhe një titull kampion me kuqezinjtë, nuk pranoi të jepte dorëheqjen për të mos hequr dorë nga 5 milionë eurot e kontratës dhe klubi vendosi ta shkarkonte.

Aktualisht, Fiorentina mban vendin e fundit të renditjes me vetëm 4 pikë pas dhjetë javësh në Serinë A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos