Mësohen çiftet e fazës çerekfinale në Kupën e Shqipërisë

Nga Erald Kodhelaj
17 Janar 2025, 14:48 | Futboll

Mësohen çiftet e fazës çerekfinale në Kupën e

Mesditën e kësaj të premte, në Federatën shqiptare të futbollit hodh shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Goglat rezervuan përballje të forta dhe shumë interesante. Kampionët në fuqi të trofeut, Egnatia luan me Bylisin që në fazën e 1/8 befasoi Tiranën duke e eliminuar nga Kupa.

Nga ana tjetër, short i vështirë ishte për Vllazninë që do të luajë në çerekfinale me Elbasanin, ndërsa në dy sfidat e tjera, Partizani sfidon Laçin, ndërsa Dinamo përballet me Skënderbeu. Takimet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para do të luhen më 5 shkurt dhe takimet e kthimit më 26 shkurt.

Katër çiftet çerekfinaliste që janë si më poshtë:

Bylis – Egnatia

AF Elbasani – Vllaznia

Laçi – Partizani

Dinamo City – Skënderbeu (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos