
Kanadaja ka siguruar vendin e saj mes 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës, duke fituar 1-0 ndeshjen e parë të fazës me eliminim direkt përballë Afrikës së Jugut.
Ekipi amerikano-verior dominoi ndeshjen dhe krijoi rastet më të pastra, por pa arritur të tundte rrjetën për 90 minuta, shkruan A2.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt kohës shtesë, në minutën e 92-të ishte Eustaquio ai i cili lëshoi një gjuajtje të fortë në hyrje të zonës që mposhti portierin.
Ky gol mjaftoi për të vendosur fatin e ndeshjes dhe i siguroi Kanadasë praninë në turin tjetër. (A2 Televizion)