Nis Kupa e Amerikës, Argjentina fiton ndeshjen hapëse të turneut

Nga A2 CNN
21 Qershor 2024, 07:55 | Futboll

Nis Kupa e Amerikës, Argjentina fiton ndeshjen hapëse të turneut

Argjentina nuk është ende në 100% sa i përket gjendjes fizike dhe mekanizmave të lojës dhe kjo u pa qartë në debutimin e saj kundër Kanadasë.

Kupa e Amerikës nisi me një fitore 2-0 të kampionëve të Botës ndaj Kanadasë, por në pjesën e parë amerikano-veriorët rezistuan duke shfaqur ritëm dhe guxim.

Golat e fitores për Argjentinën u shënuan nga Julian Alvarez (48') dhe Lautaro Martinez (87').

Nesër, në orën 02:00 të mëngjesit, luhet ndeshja tjetër e grupit A, ajo mes Kilit dhe Perusë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli 2024