Prag ndeshje, Zvicra luan me Kolumbinë për biletën e fundit në çerekfinale

Nga Dea Kozma
7 Korrik 2026, 15:58 | Futboll

Prag ndeshje, Zvicra luan me Kolumbinë për biletën e fundit

Pak orë pas spektaklit Argjentinë–Egjipt, vëmendja zhvendoset në Vancouver, ku Zvicra dhe Kolumbia do të diskutojnë biletën e fundit për në çerekfinale.

Dy skuadrat kanë ndërtuar suksesin mbi organizimin dhe mbrojtjen solide. Zvicra eliminoi Algjerinë me një fitore të pastër 2-0, ndërsa Kolumbia kaloi Ganën falë një goli të vetëm, duke treguar edhe një herë se di të fitojë ndeshjet e ekuilibruara.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet në çerekfinale me skuadrën që do të dalë fituese nga dueli Argjentinë–Egjipt, duke kompletuar kështu edhe çiftin e fundit të tetë më të mirave të Botërorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos