Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2025 për U-19, të gjitha ndeshjet do të luhen në Shqipëri

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2024, 13:40 | Futboll

Raundi i parë i kualifikueseve të Euro 2025 për U-19, të

Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë këtë muaj një tjetër turne të rëndësishëm europian. Pas organizimit të ndeshjeve të raundeve të para të kualifikueseve të Europianit 2025 për moshat U-17 djem e vajza, tashmë FSHF do të organizojë edhe sfidat e raundit të parë të Euro 2025 për moshën U-19 për djem, shkruan A2 CNN.

Kuqezinjtë e Julian Ahmatajt janë në kërkim të suksesit të madh, teksa synojnë kualifikimin në "Elite Round". Shorti i ka vendosur në grupin 11, së bashku me Izraelin, Danimarkën e Irlandën e Veriut. Një grup i vështirë, por jo i pamundur për kuqezinjtë e vegjël.

Ndeshjet do të luhen në datat 13, 16 dhe 19 nëntor në aksin Elbasan, Tiranë dhe Durrës. Shqipëria do t’i luajë të gjitha ndeshjet e saj në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërsa miqtë do të luajnë në stadiumet “Niko Dovana” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.

Kombëtarja e drejtuar nga Ahmataj zbret në fushë me 13 nëntor, teksa luan sfidën e parë ndaj Izraelit në orën 14:00. Në të njëjtën ditë, Irlanda e Veriut luan ndaj Danimarkës në stadiumin “Niko Dovana”, në orën 12:00.

Tre ditë më vonë do të luhen ndeshjet e dyta të këtij raundi. Shqipëria përballet me Danimarkën në orën 14:00, ndërsa Izraeli luan me Irlandën e Veriut, në orën 12:00, në “Niko Dovana”.

Ndeshjet e treta dhe të fundit të këtij raundi do të luhen në të njëjtën orë, 15:00. Shqipëria luan sfidën e fundit ndaj Irlandës së Veriut në “Elbasan Arena”, ndërsa Danimarka mat forcat me Izraelin në “Shtëpinë e Futbollit”.

Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2025 për moshën U-19

Irlandë e Veriut – Danimarkë, 13 nëntor, ora 12:00, “Niko Dovana”

Izrael – Shqipëri, 13 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”

Izrael – Irlandë e Veriut, 16 nëntor, ora 12:00, “Niko Dovana”

Danimarkë – Shqipëri, 16 nëntor, ora 14:00, “Elbasan Arena”

Shqipëri– Irlandë e Veriut, 19 nëntor, ora 15:00, “Elbasan Arena”

Danimarkë– Izrael, 19 nëntor, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos