Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 14%
  • Shpesh 14%
  • Asnjëherë 71%

Ribashkimi emocionues i yllit të Liverpool me babain pas rrëmbimit

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 17:46 | Futboll

Ylli i Liverpool, Luis Diaz është ribashkuar me babain e tij Luis 'Mane' Diaz, për herë të parë që kur ai u rrëmbye në Kolumbi dhe u mbajt peng për 12 ditë.

Sulmuesi kolumbian ishte tepër i emocionuar dhe nuk i ka mbajtur lotët, teksa është fotografuar duke u përqafuar me të atin.

Sulmuesi i Liverpool është kthyer në atdheun e tij përpara pushimeve ndërkombëtare të nëntorit. Të martën në mëngjes ai udhëtoi për  në qytetin e Barranquilla për t'u ribashkuar me familjen.

Diaz Snr dhe gruaja e tij Cilenis Marulanda, e cila u lirua menjëherë pasi u mor peng, më 28 tetor u rrëmbyen në rrugët e Kolumbisë nën kërcënimin e armëve nga katër burra të armatosur me motoçikleta.

Anëtarët e armatosur të grupit gueril të krahut të majtë “Ejercito de Liberation Nacional” (ELN) e mbajtën babain e futbollistit në robëri për gati dy javë derisa u lirua të enjten e kaluar.

Ditari A2 CNN