Shpresat shuhen në fund në Mal të Zi

Nga A2 CNN
7 Qershor 2024, 21:52 | Futboll

Shpresat shuhen në fund në Mal të Zi

Përfaqësuesja Shpresa e Shqipërisë është mposhtur 1-0 në transfertë me Malin e Zi me një gol të pësuar në minutat shtesë.

Alban Bushi drejtoi një takim tejet të vështirë. 29 minuta nga ky takim ishin luajtur më 23 nëntor në Podgoricë, por ndeshja u ndërpre atëherë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Këtë të premte, takimi nisi pikërisht në minutën e 29 dhe Bushi kishte në dispozicion vetëm 12 futbollistë pasi UEFA nuk e lejonte të grumbullonte të tjerë lojtarë që nuk kishin qenë në takimin e parë.

Megjithatë, kuqezinjtë e vegjël u mbajtën mirë deri në minutën e dytë të shtesës kur Franeta shënoi për vendasit. Kjo humbje zbeh ndjeshëm shpresat për një kalim të grupit për Shqipërinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos