
FIFA i ka besuar finalen e madhe mes Spanjës dhe Argjentinës një prej arbitrove më të vlerësuar të Europës.
Slloveni Slavko Vinčić, 46 vjeç, do të vendosë drejtësi në sfidën për titullin botëror, pasi ka bindur me paraqitjet e tij gjatë këtij Botërori. Për Vinčić nuk është hera e parë në skenën më të madhe.
Ai ka arbitruar finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2024 mes Real Madridit dhe Borussia Dortmund, si edhe finalen e Europa League në vitin 2022. Në Botërorin 2026 kjo do të jetë ndeshja e tij e katërt.
Një statistikë interesante lidhet me Spanjën. "La Roja" nuk ka humbur asnjë nga pesë ndeshjet e arbitruara nga Vinčić, mes tyre edhe gjysmëfinalen e Euro 2024 ndaj Francës.
Nga ana tjetër, ai arbitroi edhe humbjen surprizë të Argjentinës ndaj Arabisë Saudite në fazën e grupeve të Botërorit 2022, një kujtim që Messi dhe shokët e tij do të kërkojnë ta lënë pas në natën më të rëndësishme të katër viteve. (A2 Televizion)