
Breshër në masën e një topi golfi, kanë pushtuar një pjesë të mirë të Francës, ndryshe nga sa ndodh me valën e të nxehtit që ka pushtuar këtë mes-korriku pjesën tjetër të Europës, ndonëse nuk kanë munguar këtë fundjavë, stuhitë e shiut.
Teksa vetëtimat janë tipike gjatë dhe pas një periudhe të nxehti ekstrem, stuhitë qark shteteve si Franca Gjermania dhe Polonia, kanë qenë veçanërisht të ashpra, duke sjellë me vete përmbytje, erëra të forta dhe shira të rrëmbyer. Në jug-lindje të Francës, banorët raportojnë se diametri I kokrrës së shiut arrin nga 5 në 7 cm.
Ndërkohë shirat pa pushim kanë shkaktkuar përmbytje në Francë e Poloni, me rrugët dhe hekurudhat, një pjesë të mbyllura për shkak të pranisë së ujit. Edhe 2 javët e fundit të korrikut, do të jetë të nxehta dhe me diell.
Spanja, Italia e Greqia do të vazhdojnë të përjetojnë valë të të nxehtit të vazhdueshëm, me temperatura deri ne 40 gradë ndërsa Franca, Gjermania e Polonia, në përgjithësi Europa qëndrore dhe ajo lindore, do të qëndrojnë mes 25 deri në 30 gradë celcius. (A2 Televizion)