
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar me tarifa të reja Kanadanë pasi qindra zjarre bënë që SHBA veriore të mbulohej nga tymi toksik. Kërcënimi vjen pas ankesave të ligjvënësve amerikanë për zjarret në pyje dhe kërkesave të kryeministrit të Ontarios, Doug Ford, nga SHBA-të për të dërguar mbështetje për të luftuar zjarret në vend që të ankohen.
“Shtetet e Bashkuara po pushtohen pa nevojë nga ajri i ndotur dhe i pashëndetshëm”, tha presidenti i SHBA, duke kërcënuar të vendosë taksa të reja për shkak të “neglizhencës së qëllimshme” të Kanadasë. Trump tha në Truth Social se do të telefononte kryeministrin kanadez për të kërkuar një shpjegim mbi “neglizhencën e qëllimshme” të vendit të tij, duke e akuzuar se “nuk i mirëmban siç duhet” pyjet dhe shkurret e tij.
Ndërkohë qytetet në veri-lindje të Kanadasë dhe SHBA vazhdojnë të vuajnë edhe këtë fundjavë nga tymi masiv, me Toronton, Nju Jorkun dhe Uashingtonin që rezultuan zyrtarisht këtë të shtunë, si vendet me cilësinë më të keqe të ajrit në botë, duke shkaktuar kështu edhe panik tek autoritetet lokale, me thirrjet për mijëra qytetarë që të qëndrojnë mbyllur në shtëpi pasi rrezikojnë shëndetin.
Aktualisht shumica e zjarreve janë jashtë kontrollit, duke detyruar evakuime masive dhe shkatërrime të shtëpive e infrastrukturës. Cilësia e ajrit në Nju Jork ka ngritur shqetësime edhe për organizimin e të dielës ku në NJu Xhersi, do të luhet edhe finalja e kupës së botës. (A2 Televizion)