Surpriza para Milanit, De Rossi zyrtarizohet si trajner i Romës edhe për të ardhmen

Nga Dea Kozma
18 Prill 2024, 17:21 | Futboll

Surpriza para Milanit, De Rossi zyrtarizohet si trajner i Romës edhe

Në prag të sfidës me Milanin, drejtuesit e Romës kanë menduar për ti dhënë më shumë siguri Daniele De Rossit.

Me ana të një postimi në faqen zyrtare të klubit, ata njoftuan se tekniku do të jetë në krye të pankinës verdhekuqe edhe për sezonin e ardhshëm.

Detaje të tjera nuk bëhën të ditura por sic tregohet dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe shumë shpejt do të mbylllen dhe detajet finale.

“Pas një takimi të mbajtur dje pasdite me Daniele De Rosi, ne kemi kënaqësinë të njoftojmë se ai do të vazhdojë të mbajë postin e trajnerit të Romës edhe në fund të këtij sezoni dhe për një të ardhme të parashikueshme” shkruhet në postimin e klubit.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos