“Triumfuan me 5 “italianë” në fushë”, fitorja e Shqipërisë “jehonë” e kundërshtarëve të Europianit

Nga A2 CNN
8 Qershor 2024, 11:30 | Futboll

“Triumfuan me 5 “italianë” në fushë”,

Shqipëria do të shkojë me moralin lartë në sfidën e parë të Kampionatit Europian, atë ndaj Italisë më 15 qershor.

Kuqezinjtë mposhtën modestët e Lihtenshtejnit më 3 qershor, ndërsa mbrëmjen e së premtes fituan 3-1 ndaj Azerbajxhanit, një kundërshtar me një nivel jo për t’u nënvlerësuar dhe këtë e bënë edhe duke i lëshuar territor, si përgatitje për sfidat në grup.

Këto paraqitje janë pasqyruar gjerësisht edhe në mediat italiane. Sportmediaset shkruan se Shqipëria e Sylvinhos ka fituar me lehtësi 3-1 edhe ndaj Azerbajxhanit dhe këtë, sipas tyre, e ka bërë me 5 “italianë” në fushën e lojës, duke iu referuar Hysajt, Gjimshitit, Asllanit, Ramadanit e Bajramit, për të cilin shkruajnë se ka bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Ndërkohë, në kampin italian, kundërshtari i parë i Shqipërisë në Europian, vijon të shqetësojë Barrella, i cili ka pësuar një dëmtim dhe me shumë mundësi mund të mungojë në ndeshjen e parë të Europianit. Megjithatë, ai do të kryejë një kontroll të ri gjatë së shtunës për të parë më qartë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos