Zyrtare, Ernest Gjoka emërohet trajner i Shkupit

Nga Erald Kodhelaj
24 Prill 2024, 16:47 | Futboll

Zyrtare, Ernest Gjoka emërohet trajner i Shkupit

Tashmë është zyrtare! Ernest Gjoka është trajneri më i ri i skuadrës së Shkupit! Lajmi është dhënë nga vetë faqja e klubit, e cila me anë të një njoftimi tregoi bashkëpunimin e ri.

Nga ajo çfarë bëhet e ditur kontrata e Gjokës me Shkupin përfshinë 5 ndeshjet e mbetur të këtij viti si dhe gjithë sezonin e ardhshëm, me mundësi rinovimi dhe për një tjetër vit nëse çdo gjë shkon sipas planit.

Ernest Gjoka është një emër i njohur në futbollin maqedonas, pasi ka fituar titullin kampion me Shkëndijën në sezonin 2020/21, madje duke i kualifikuar deri në fazën play-off të Europa League dhe më pas u eliminua nga Tottenham, që atë kohë drejtohej nga Mourinho.

Me tre pikë larg, Strugës kryesuese, Shkupi mbetet në garë për të fituar titullin kampion në Maqedoninë e Veriut. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli