Arritje e jashtëzakonshme, Lara Culturi befason në Botëror, renditet e dyta

Nga A2 CNN
4 Janar 2025, 15:33 | Sporte të tjera

Arritje e jashtëzakonshme, Lara Culturi befason në Botëror,

Lara Colturi e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2025 teksa ka regjistruar një tjetër rezultat pozitiv në Kupën e Botës. Në disiplinën Xhiant Slallom, 18-vjeçarja arriti të mbyll garën në vendin e dytë në Kupën e Botës në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Arritje e jashtëzakonshme, Lara Culturi befason në Botëror,

Ky ishte podiumi i dytë në karriere për 18-vjeçaren pas atij të Gurgl në Austri. Lara u rendit pas kampiones së etapës, skiatores suedeze Sara Hector, ndërkohë që të dielën ajo do të ketë garën e radhës në Sllallom. Një arritje e jashtëzakonshme për skiatoren kuqezi, e cila në vitin e parë që  garon te të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos