Formula 1 mbyll sezonin, McLaren fiton titullin për ekipe

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2024, 11:25 | Sporte të tjera

Formula 1 mbyll sezonin, McLaren fiton titullin për ekipe

Formula 1 mbylli sezonin me një garë të çmendur dhe me plot emocione me çmimin e madh të Abu Dhabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nwse Maxx Verstappen e kishte siguruar titullin si kampion bote, Mc Laren arriti që në garën e fundit të shpallet kampione për ekipe.

Ishte Lando Norris që sigurojë diferencën e mjaftueshme nga dy makinat e Ferrarit , ndaj LeClerc dhe Carlos Sainz dhe në fund sigurojë çmimin e shumë kërkuar.

Emocionet nuk munguan dhe për Luis Hamilton që zhvilloi garën e fundit me Mercedesin. Shumë vite si pilot i Mercedesit, Hamilton arriti që të shpallet 7 herë kampion bote ndërsa sezonin tjetër ai do të jetë pjesë e Ferrarit me të tjera objektiva maksimal.

Sa i përket garës, në Çmimit e Madh të Abu Dabit, Hamilton e nisi i 16 dhe në përfundim arriti të dal në vendin e pestë. Në klasifikimin e skuadrave, pas McLaren në vendin e dytë u pozicionua Ferrari dhe pas tij Red Bull.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos