Sondazh: Nëse i afërmi juaj e ka ditëlindjen në 29 shkurt, kur e uroni?
  • 28 shkurt 27%
  • 1 mars 45%
  • Nuk e uroj 27%

Peshëngritja, Erkand Qerimaj premton medalje në europianin e Bullgarisë

Nga Dea Kozma
23 Janar 2024, 16:53 | Sporte të tjera

Edhe pse vitet kalojnë Erkand Qerimaj mbetet po i  njëjtë si sportisti i suksesshëm. Disiplina, stërvitja dhe serioziteti kanë bërë që peshëngritësi shqiptar të mos dorëzohet kurrë. Përkundrazi ai çdo vit rrit ambiciet për të valëvitur lart flamurin kuqezi kudo që shkon.

Ditët kalojnë dhe Qerimaj stërvitet intensivisht në palestrën e Parkut Olimpik.

Synimi i radhës për të është europiani ndërsa është i sigurt që mbështetja që do të marrë nga tifozët kuqezi është maksimale. 

Qerimaj nuk di të ndalet. Ambiciet, objektivat e tij janë të qarta! Premton medalje në europianin në Bullgari dhe pse një mision i vështirë, për atë asgjë nuk është e pamundur.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli