Tifozët futen në ring në "Feti Borova", degjeneron ndeshja e boksit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 21:21 | Sport

Ka degjeneruar në dhunë ndeshja e boksit në "Feti Borova" mes shqiptarit Denis Nurjes dhe kolumianit Ramirez.

Gjithçka nisi pas një veprimi antisportiv të boksierit nga kolumbia. Ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit në këmbë të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke sjellë acarimin e fansave të boksierit shqiptar.

Këta të fundit krijuan një skenë jo të denjë për një event të tillë, duke u futur në ring dhe duke goditur me grushte e shkelma Ramirezin.

Ringu i boksit u shndërrua në arenë përleshjesh mes 2 stafeve dhe tifozëve. Pas kaosit të krijuar, vendimi final ishte se kjo ndeshje konsiderohet e pazhvilluar.

A2 CNN Livestream

A2 Sport