Sondazh: Ku do e kaloni natën e ndërrimit të viteve?
  • Famije 78%
  • Restorant/bare 7%
  • Jashtë vendit 15%

Taksa e pronës, pronarët e banesave parashikohet të paguajnë 16 miliardë lekë më tepër në vit

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 16:10 | Ekonomi

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë do të paguajnë 16 miliardë lekë, me kursin e sotëm të këmbimit rreth 155 milionë euro më shumë taksa për pronat e tyre.

Sipas relacionit të projektligjit, “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme”, taksa mbi pronën në vitin 2026 do të jetë sa 0.1 deri në 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 0.32 për që ishte gjatë 2022-shit. Përkthyer në vlerë, nga 5.3 miliardë lekë vitin e shkuar, 61 bashkitë në vend pritet të arkëtojnë 18-25 miliardë lekë kur ligji të hyjë në fuqi në 2026-n.

Duhet kuptuar fillimisht se sa aftësi kanë shqiptarët që të paguajnë. Ky objektiv duket i vështirë për t’u arrirë. Ndaj duhej të kishim një studim paraprak.

Imeldi Sokoli – Pedagog dhe urbanist

Aktualisht Shqipëria është vendi me normën më të ulët të mbledhjes së të ardhurave nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme me vetëm 0.32 për qind të Prodhimit të brendshëm bruto> në Rajon ky tregues është në nivelin e 0.8 për qind, në vendet europiane 1.1 për qind dhe në shtetet e zhvilluara si Shtete e Bashkuara të Amerikës 2 deri në 2.4 për qind.

Dhe ky është problemi më i madh. Ne duhej të kishim analizuar treguesit për të kuptuar se pse ligji i deritanishëm nuk ka dhënë rezultat.

Agron Haxhimali - Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë

Për herë të fundit metodologjia e përllogaritjes së taksës mbi pasuritë e paluajtshme u ndryshua në vitin 2018. Qeveria rriti pritshmëritë për arkëtime, ndërsa pushteti vendor parashikohej se do të mblidhte deri në 100 milionë euro në vit, por kjo nuk ndodhi.

https://a2news.com/2023/08/04/taksimi-i-pasurive-te-paluajtshme-kush-ka-dy-apartamente-do-te-paguaje-me-shume/
https://a2news.com/2023/08/02/harta-e-cmimeve-te-reja-te-apartamenteve-astiri-me-rritjen-me-te-madhe-ne-ish-bllok-referenca-arrin-ne-228000-leke/

Ditari A2 CNN