Qeveria nuk shfrytëzon rënien e euros për të shlyer borxhin e jashtëm, po merr më shumë hua

Nga A2 CNN
7 Gusht 2023, 16:14 | Ekonomi

Qeveria nuk po e shfrytëzon rënien e euros për të shlyer borxhin e jashtëm... përkundrazi po e zgjeron atë. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se nga 5.65 miliardë euro fundvitin e shkuar, detyrimet e marra në institucionet financiare ndërkombëtare u rritën në më shumë se 6 miliardë euro në fund të qershorit.

Duket paradoksale pasi nënçmimi i euros do duhej të kishte ndikuar te borxhi publik. Gjithashtu, duhet që qeveria të mos fokusohet vetëm te borxhi i jashtë në euro, por edhe tek ai i brendshëm.

Romina Radonshiqi, eksperte e ekonomisë

Në një kohë që valuta europiane e cila përbën rreth 72 për qind të borxhit të jashtëm është zhvlerësuar me gati 7 për qind në raport me lekun, huatë e reja të marra nga qeverisë e kanë rritur borxhin publik të vendit në nivelin e 64.78 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 “Ne këtu kemi dy probleme. Keqmenaxhimin nga njëra anë dhe orientimin e gabuar të politikave të marrjes së borxhit nga tjetra.”

Qeveria është zotuar ta ulë në nivelin e 65 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto borxhin publik në afatmesëm. Po për ekspertë të fushës, duket i vështirë për t’u arritur, veçanërisht bazuar tek ecuria e deritanishme.

Duket e vështirë për t’u arrirë. Kjo edhe si pasojë e pasigurive që ofron kursi i këmbimit euro/lek.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, veç borxhit të jashtëm ka planifikuar të marrë edhe rreth 380.5 miliardë lekë të tjera hua brenda vendit.

Kjo shumë synohet të mblidhet kryesisht nëpërmjet ankandeve të titujve qeveritare, bono thesari dhe obligacione. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos