Hamish Brisett njihet për numrat e rrezikshëm që realizon, shpesh nga lartësitë e qiellit. Por këtë herë, 29-vjeçari ka realizuar një numër vërtet të veçantë, ndërsa zbriste në tokë me një shpejtësi prej 120 km/h.
Brissett u hodh me bashkëshorten Dallas mbi liqenin Elsinore në Kaliforni, e ndërsa ajo filmonte ai bënte lëvizjen e veçantë, që duket sikur ecën në hapësirë. “E kemi bërë edhe më parë, por është e vështirë ta kapësh në kamera këtë moment”, tha Hamish. Ai dhe bashkëshortja hidhen nga lartësitë rreth 50 herë në vit. (A2 Televizion)