Të infektuarit pa simptoma të COVID-19, OBSH: Rrallë e përhapin virusin

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 12:20 | Sociale
Të infektuarit pa simptoma të COVID-19, OBSH: Rrallë e

Personat që nuk kanë simptoma të koronavirusit rrallë e përhapin infeksionin më tej. Këtë e tha epidemiologia e organizatës botërore të shëndetësisë Maria Van Kerkhove.

Të dhënat e OBSH bazohen në raportet e vendeve që monitorojnë në detaje kontaktet e të infektuarve, përfshirë rastet asimptomatike.

“Në bazë të të dhënave që kemi, duket se një person pa simptoma rrallë e transmeton virusin tek një tjetër", tha ajo.

https://a2news.com/2020/06/09/paralajmerimi-i-obsh-situata-e-pandemise-ne-bote-ne-perkeqesim/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Ekspertja e shëndetësisë përsëriti se koronavirusi përhapet përmes spërklave të pështymës, të cilat mund të lëshohen gjatë kollitjes apo teshtimave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos