Janë të shumta personalitetet historike të Partisë Demokratike, si Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, që ne zgjedhjet e 25 prillit garuan vetë, ndërkohë që të tjerë nuk garuan aspak. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish presidenti Bujar Nishani, i cilëson ato ende si asete, por sheh pengesa në partinë e tij. “Për të gjithë këto persona unë kam respekt dhe mendoj se janë asete, se çfarë do të bëhet me to, fillimisht duhet ta vendosin vetë. Së dyti, nga lidershipi i PD-së duhet të ketë një vullnet real për përfshirje, për të krijuar hapësirë për bashkim”. Sipas Nishanit, të ftuar në Absolut 4, “Basha vijon të thotë gjërat e 2017-ës, që ka vend për të gjithë në parti. Por çfarë do të thotë kjo? Vendi për të gjithë krijohet me mekanizma, me përfaqësim real. Në qoftë se e ke me hile, hilja del shpejt në dritë”. (A2 Televizion)