
Edi Rama ka reaguar për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë në orët e para të së hënës. Ai shprehu ngushëllime për familjet e prekura, ndërsa bën të ditur se Shqipëria do të dërgojë një grup kërkim-shpëtimi.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se deri tani nuk ka informacion për shqiptarë të prekur nga tërmeti.
Lëkundja kryesore ndodhi rreth orës 02:16, ndërkohë që epiqendra ka qenë në provincën juglindore të Gaziantep, në kufi me Sirinë. Tërmeti më i fuqishëm është regjistruar 7,8 Rihter, ndërsa paslëkundjet kanë qenë deri në 6,7 rihter. (A2 Televizion)