Vigjilencë për Ballkanin Perendimor, Mediu organizon forumin e sigurisë në Kongresin Amerikan

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 18:41 | Politikë
Vigjilencë për Ballkanin Perendimor, Mediu organizon forumin e

‘’Shmangia e një konflikti të mundshëm në Ballkan, si dhe kundër balancimi i agresionit Rus dhe ndërhyrjes së Kinës”, ishte tema që u diskutua në forumin e sigurisë në Kongresin Amerikan.

Ky forum u organizua nga kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në bashkëpunim me Kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt, me pjesëmarrës nga përfaqësues të parlamenteve të Evropës dhe të rajonit tonë.

Problematikat kryesore në Ballkanin Perëndimor lidhen me shpenzimet luftarake të Serbisë në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën, si dhe tensionet e provokuara në Bosnjë, Kosovë dhe Malin e Zi.

Sipas Mediut, Ballkani rrezikohet dhe nga zhvillimet e brendshme. Ato lidhen me rritjen e autoritarizmit, krimin e organizuar dhe korrupsionin, varfërinë dhe largimin masiv të të rinjve.

Në këtë takim u ra dakord që të punohej për një legjislacion që mundëson skanim të investimeve të huaja që cenojnë sigurinë kombëtare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos