Tmerri në aeroportin e Hatay-t pas tërmetit të fundit në Turqi

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 13:19 | Bota

Janë publikuar pamje të reja nga momentet e tmerrit të shkaktuara nga tërmeti i një dite më parë, 6,4 i shkallës rihter, në aeroportin e Hatay të Turqisë. Nga tërmeti i së hënës, të paktën 6 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa prej tërmeteve të 6 shkurtit kanë vdekur më shumë se 45 mijë persona.

Epiqendra e tërmetit të fundit ishte në qytetin Defne, në provincën Hatay, jo larg nga aeroporti, ku me qindra pasagjerë ishin të pranishëm dhe përjetuan momente të tmerrshme.

Shumë persona kanë tentuar të dalin nga godina e aeroportit, të tjerë janë futur poshtë karrigeve, ndërsa ulërimat janë të tmerrshme. Për fat të mirë, ndërtesa nuk u shemb dhe asnjë person në aeroport nuk u lëndua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos