Tomini: Ka rritje të të shtruarve në spital, duhet ndërgjegjësim nga ana e popullatës

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 08:48 | Aktualitet
Tomini: Ka rritje të të shtruarve në spital, duhet

Eugena Tomini, Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, deklaroi në studion e “Dita jonë” në A2 se është shtuar numri i personave të shtruar në spital me Covid-19.

“Kemi 10 raste në terapi intensive, që është një numër i lartë. Gjithsej, kemi 78 të shtruar, që përkon me një situatë që ne e konsideronim pikun në mars. Është zgjeruar edhe grupmosha e të shtruarve, sot janë të shtruar edhe persona të moshës 30-40 vjeç”, theksoi Tomini.

Ajo sqaroi se rritja e numrit të testimeve ka lidhje me zgjerimin e kontakteve gjatë 24 orëve.

“Në kohën e karantinës kishim kontakte minimale dhe kjo reflektohej në testimet e atyre javëve. Sot, kontaktet janë më të shumta dhe të zgjatura në kohë dhe rrjedhimisht janë rritur edhe testimet”, u shpreh Tomini.

“Duhet ndërgjegjësim nga e gjithë popullata. Çdo person i rezultuar pozitiv, edhe pse pa simptoma, përbën rrezik për familjarët dhe të gjithë kontaktet e tij. Duhet ndjekur karantinimi dhe distancimi fizik. Gjithashtu, në ambiente të mbyllura, duhet mbajtur maskë”, nënvizoi Tomini.

Kur u pyet nëse publikimi i emrave të personave të infektuar do të ndihmonte në uljen e përhapjes së infeksionit, Tomini tha: “Elementet e konfidencialitetit janë shumë të rëndësishëm përsa i përket sëmundjeve infektive. Ka shumë persona të sëmurë në vendin tonë, me sëmundje të tjera ngjitëse, që mbrohen nga ligji për të drejtat individuale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos