Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 80%
  • E pamundur 20%

Tre Partitë Demokratike: Basha pretendon fronin, gjykata 5 muaj heshtje mbi “pronësinë”

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 12:59 | Politikë
Tre Partitë Demokratike: Basha pretendon fronin, gjykata 5 muaj heshtje mbi

Kush është kryetar i Partisë Demokratike?! Kësaj pyetje është vështirë t’i jepet një përgjigje në një kohë kur pretendimet për fronin e demokratëve janë të shtrira tashmë në tre grupime.

Mbrëmjen e 29 korrikut linja e Lulzim Bashës brenda asaj që njihej si Partia Demokratike zyrtare, organizoi një proces zgjedhor që nuk njihet nga dy grupimet e tjera, ai i Sali Berishës me grupin e Rithemelimit dhe Gazmend Bardhi që ka pjesën më të madhe të grupit parlamentar të PD-së.

Pas një fushate takimesh me strukturat ku media u mbajt larg, ndërsa anëtarësia u tkurr në 25 mijë nga mbi 75 mijë që ishte më parë, fitorja e paralajmëruar e Lulzim Bashës duket se do të sfidohet ligjërisht jo vetëm nga strukturat brenda partisë që ai drejton, pas vendimit të Këshillit Kombëtar që anuloi procesin e 29 korrikut.

A është e ligjshme zgjedhja e Lulzim Bashës për herë të katërt në krye të PD-së, pas anulimit që vendosi Këshilli Kombëtar i drejtuar nga Gazment Bardhi? Njerëzit e Bashës duket ta injorojnë këtë pretendim.

Ndërkohë që Basha e Bardhi grinden në distancë, sekretari i Përgjithshëm ka humbur çelësat e selisë së re pranë bulevardit Dëshmorët e Kombit,ndërsa pala tjetër ka humbur vulën.

Ndërsa Sali Berisha vazhdon të gëzojë godinën e madhe buzë Lanës, që njihet ende si selia zyrtare e PD.

Që prej Kuvendit të 8 dhjetorit 2021, datë në të cilën nisi edhe lëmshi ligjor brenda Partisë Demokratike, mbështetësit e Berishës dërguar në Gjykatë Regjistrimin e Komisionit të Rithemelimit si organ drejtues i PD-së, akt i cili tre muaj më vonë, në 25 mars 2022 u konsideruar i ligjshëm nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjykata e Apelit e riktheu për rishqyrtim në Shkallën e parë legjitimitetin e Kuvendit të Berishës. Por prej pesëmuajsh, ky institucion ende nuk e ka marrë në shqyrtim çështjen, akt që dëshpërimisht mund të fillonte të zgjidhte gonxhen në të cilën janë lidhur tre PD-të.

https://a2news.com/2023/06/16/berisha-mendoi-se-basha-do-ta-ndiqte-deri-ne-fund-por-u-gabua/
https://a2news.com/2023/07/21/rama-i-pret-fleten-e-arrestit-per-6-vite-burg-basha-i-pergjigjet-berishes-te-votojme-vettingun-per-politikanet/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu