Tronditet Nju Jorku, burri vret me thikë gruan, fëmijët dhe më pas veten

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 17:56 | Bota

Një tragjedi brenda një familjeje është regjistruar në Nju Jork, ku mësohet se një burrë goditi për vdekje me thikë gruan e tij, më pas vrau edhe dy fëmijët e tyre 1 dhe 3 vjeç dhe në fund u vetëvra një ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur brenda në shtëpinë e tyre në Upper West Side.

Mediat amerikane shkruajnë se babai i gruas dhe një tjetër i afërm i saj kanë qenë ata që kanë lajmëruar policinë, pasi prej ditësh nuk kishin marrë vesh asnjë lajm prej tyre. Thuhet se ata kanë zbuluar gjithçka pasi kanë thyer bravën ku kanë gjetur edhe trupat.

Trupat e fëmijëve kishin plagë të shumta me thikë. Trupi i gruas u zbulua në korridor me një plagë në qafë, ndërsa burri u gjet në një dhomë gjumi, i shtrirë në shtrat me një thikë pranë tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/25/burri-vret-gruan-dhe-vjehrren-me-thike-me-pas-kryen-vetevrasje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos