Twitter ndryshon, me "Notes" platforma braktis limitin e 280 karaktereve

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 23:10 | Teknologji

Twitter po ndryshon, sërish. Rrjeti social mori faqet e para të mediave botërore pas lajmit se njeriu më pasur në botë, Elon Musk, kishte ofruar zyrtarisht rreth 44 miliardë dollarë për blerjen e kompanisë së krijuar nga Jack Dorsey në vitin 2006.     

Por ndërkohë që blerja sipas vetë Musk është “përkohësisht e pezulluar”, për shkak të kërkesës së këtij të fundit për të patur akses tek disa të dhëna mbi përqindjen reale të profileve false, drejtuesit e Twitter po kryejnë atë që cilësohet si ndryshimi më i madh i platformës nga zgjatja e mesazheve nga 140 në 280 karaktere.   

Twitter ka zyrtarizuar një funksion të ri të quajtur Twitter Notes, që premton të ndryshojë thellësisht  strukturën e kësaj platforme.

https://twitter.com/TwitterWrite/status/1539640956915290112

Ndryshimi do t’i mundësojë rreth 300 milionë përdoruesve shkrimin e teksteve më të gjata, me mundësi formatimi më të avancuar si dhe një përdorim më interesant të videove dhe pamjeve që mund të shpëtohen dhe shpërndahen më thjeshtësisht nga përdoruesit e tjerë.

Një aplikacion që ekzistonte edhe më parë si “Twitter Article”, por që ishte në fazën e saj eksperimentale, ndërkohë që tani merr një formë konkrete, duke i dhënë një instrument më të përdorshëm profesionisteve te komunikimit, nga gazetaret tek blogerët, duke u futur në “luftë” me programe si WordPress dhe Medium.

https://a2news.com/2022/04/14/elon-musk-ofron-miliarda-dollare-per-te-blere-twitter/

Për momentin, "Twitter Notes" po përdoret nga disa grupe të targetuara në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Britaninë e Madhe, por synohet së shpejti zgjerimi global.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos