Zuckerberg kërkon të popullojë botën virtuale: 1 miliard njerëz në Metaverse

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 14:27 | Teknologji

Mark Zuckerberg është shprehur se qëllimi i tij është që 1 miliard njerëz t’i bashkohen botës së tij virtuale, Metaverse, dhe të krijojnë një ekonomi digjitale, ku përdoruesit mund të “shprehin veten”.

Shefi ekzekutiv i Facebok, duke folur për CNBC, tha: “Synimi është që në fund të dekadës, të kemi rreth 1 miliard njerëz në Metaverse, ku secili të shpenzojë qindra dollarë duke blerë përmbajtje të ndryshme digjitale. Mund të jenë veshje për avatar-in e tyre, mobilje për shtëpinë digjitale apo shërbime në mënyrë që të bëjnë më produktiv në Metaverse”.

Metaverse, që Zuckerberg e ka quajtur “pasardhësin e internetit në celular”, është një hapësirë virtuale ku mund të luash, të punosh dhe të komunikosh me njerëz të tjerë, të cilët janë larg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos