U kap me 50 gramë heroinë, Singapori var të burgosurin

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 08:36 | Bota
U kap me 50 gramë heroinë, Singapori var të burgosurin

Një 39-vjeçar i dënuar për trafik heroine u ekzekutua me varje nga autoritetet në Singapor, duke u bërë i burgosuri i pestë i arrestuar për drogë që i nënshtrohet një vendimi të tillë në qytetin-shtet, nga fillimi i këtij viti.

Agjencia antidrogë sqaroi se Mohammed Saleh Abdul Latif u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2019, pasi akuzohej se posedonte afërsisht 55 gramë heroinë dhe kishte për qëllim shitjen e saj në doza.

 Sipas dokumenteve, shoferi i dërgesës, i cili u arrestua në vitin 2016, dëshmoi se besonte se po kontrabandonte cigare për llogari të një shoku, të cilit i kishte borxh.

Ai është i dënuari i gjashtëmbëdhjetë i varur që kur autoritetet në Singapor rifilluan ekzekutimet në mars 2022 pas një pauze dyvjeçare gjatë pandemisë së koronavirusit.

Më 28 korrik, autoritetet e Singaporit ekzekutuan një grua 45-vjeçare që ishte dënuar pasi tentoi të trafikonte 30,72 gramë heroinë, dyfishi i sasisë maksimale të dënueshme, sipas ligjit të Singaporit.

Ndërsa, dy ditë më parë, një 57-vjeçar u var pasi trafikoi rreth 50 gramë të së njëjtës lëndë.

Këto ekzekutime janë kritikuar ashpër nga Kombet e Bashkuara, të cilat i kanë bërë thirrje Singaporit të zbatojë një moratorium mbi ekzekutimet ose të heqë dënimin me vdekje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos